75 Mall Live Search
23:54 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / Gj. Sh

Girona e pandalshme edhe në Kupën e Spanjës, kalon në çerekfinale

Padyshim ky sezon është më i suksesëshmi në historinë e skuadrës së Gironas.

Pasi tash e disa javë është në krye të tabelës në La Liga, Girona ka arritur të kaloj edhe në çerkfinale të Kupës së Spanjës, shkruan IndeksOnline.

Djelmoshat e Michel në çerkefinale shënuan fitore me rezultat 3-1 ndaj Rayo Vallecanos.

Christian Stuani shënoi dy gola për Gironan ndërsa Daley Blind kontriboi me një gol.

Te Rayo Vallecano golashenues ishte Randy Nteka.

Në çerekfinale sonte kaluan edhe Real Sociedad e cila mposhti në udhëtim Osasunën me rezultat 0-2 dhe Celta Vigo e cila fitoi si mysafire e Valencias me rezultat 1-3./IndeksOnline/