Giroud do të nënshkruaj me Chelsean edhe për një vit
Sulmuesi francez Olivier Giroud pritet të nënshkruaj kontratë edhe për një vit me Chelsean, raporton Goal.com.
Ish lojtari i Arsenalit nuk është i kënaqur me tretmanin dhe minutazhin që i është dhënë këtë edicion, dhe ka shprehur dëshirë për tu larguar.
Megjithatë Chelsea është dënuar nga FIFA që të mos transferoj asnjë futbollistë në dy afatet e ardhshme kalimtare dhe për këtë arsye ekipi londinez kërkon që ta mbajë. /Indeksonline/