75 Mall Live Search
19:57 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / C E

​Giroud flet për gjendjen e tij fizike pasi u largua nga fushannë ndeshjen me Poloninë

Përballë Polonisë pasditen e kësaj të diele në fazën e 16-të të Kupës së Botës, Franca nuk gaboi dhe mori një fitore të madhe ndaj Polonisë me rezultat 3-1 për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

Në pjesën e dytë, Olivier Giroud, i cili shënoi golin e parë, dukej se pësoi lëndim në kofshë dhe u zëvendësua nga Marcus Thuram.

Ndërsa hapi rezultatin në fund të pjesës së parë, duke thyer rekordin e Thierry Henry-t për golat e shënuar në fanellën trengjyrëshe, Olivier Giroud dukej se nuk ndihej mirë në të dytën. Stafi i ekipit francez. nuk dëshironte të rrezikonte dhe vendosi ta zëvendësonte me Marcus Thuram.

I pyetur nga “TF1” në pas ndeshjes, Olivier Giroud i siguroi të gjithë për gjendjen e tij fizike duke thënë

Gjithçka është në rregull, asgjë për t’u shqetësuar. Jam mirë, nuk ka asnjë problem”, tha 36-vjeçari.

Në çerekfinale të Kupës së Botës Franca do të ballafaqohet me fituesin e duelit Anglie-Senegal.