75 Mall Live Search
10:36 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / Gj. Sh

Giroud flet për humbjen e penalltisë ndaj Napolit

Olivier Giroud foli së fundmi për momentin më të vështirë të mbrëmjes “magjike” kundër Napolit në Champions League, me Milan që siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, penalltinë e humbur.

Sulmuesi tha për mediet franceze se e kishte pyetur Meret nëse e dinte se ku do e gjuante topin.

“Kur Meret priti penalltinë time, në fund të ndeshjes shkova ta pyes nëse e dinte se ku do të godisja. Ai më tha: ‘Atje.’ Unë qëndrova i fokusuar. Njësoj si mundësia që pata kundër Anglisë në Kupën e Botës, pastaj shënova menjëherë, e dija që do të kisha edhe ndaj Napolit një tjetër mundësi.”-tha Giroud.