75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / L A

Giroud i thotë lamtumirë Los Angelesit

Olivier Giroud do të bëjë rikthimin e tij në Evropë.

Francezi, do të rikthehet në Ligue 1 te skuadra e Lille-s, aty ku luan edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova.

I transferuar në Los Angeles në vitin 2024, Giroud nuk ka arritur kurrë të përshtatej me sistemin e lojës së trajnerit Steve Cherundolo.

Pas humbjes, përmes konferencës për shtyp, Giroud e konfirmoi sfidën e re.

“Kur më erdhi mundësia për t’u kthyer në Francë, nuk kam menduar dy herë. Lille i kënaqi pritshmëritë e mia dhe të familjes sime. Dua të jem i dobishëm si lider, brenda dhe jashtë fushës dhe jam entuziast me idenë që të luaj në Ligën e Evropës. Lille është një klub i madh”, deklaroi ish-sulmuesi i Arsenalit, Chelseat e Milanit.

Giroud, do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit, me zyrtarizimin që do të bëhet shumë shpejt./IndeksOnline/