75 Mall Live Search
16:26 / E Hënë, 25 Mars 2024 / LB

Giroud merr ofertë për kalim në MLS

Klubi nga MLS LAFC, ka kontaktuar me lojtarin e Milanit për t’iu bashkuar skuadrës së tyre në verë.

Bëhet fjalë për Olivier Giroud, i cili kontrata i skadon në fund të këtij sezoni.

Giroud, thuhet se ka marrë oferta edhe nga skuadra tjera, por LAFC është favoriti për nënshkrimin e tij.

37-vjeçari, ka bërë 121 paraqitje me “Rossonerët” dhe ka shënuar 46 gola ku ka ndihmuar skuadrën në fitimin e titullit kampion në 2022-tën dhe ka arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Giroud, përndryshe ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, Europa Ligën, FA Cup, Ligue 1 si dhe u shpall kampion bote me Francën në vitin 2018./IndeksOnline/