Giroud në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Të shtunë do të zhvillohet derbi më i madh lokal në botë, ai mes Milanit dhe Interit, i njohur si “Derby della Madonina”.
Por kuqezinjët mund të jenë pa sulmuesin më në formë të momentit, Olivier Giroud, shkruan IndeksOnline.
36-vjeçari ka pësuar një lëndim në ndeshjen mes Francës dhe Irlandës, e vlefshme për kualifkueset e Kampionatit Evropian.
Giroud u detyrar të largohet nga fusha pas 25 minutave lojë.
Ai ishte liruar nga Kombëtarja dhe ka stërvitur ndarazi në Milanello, edhe pse klubi ende beson se ai do të jetë i gatshëm për të qenë titullar në ndeshjen e këtij vikendi.
Sipas mediave italiane, Giruod pritet që nesër të rikthehet në stervitje, por që është në dyshim për të luajtur në ndeshjen e së shtunës kundër Interit./IndeksOnline/