75 Mall Live Search
14:30 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Giroud paralajmëron largimin nga Chelsea në janar

Sulmuesi francez, Olivier Giroud ka paralajmëruar largimin nga Chelsea qysh në muajin janar.

Ai në një prononcim për “RMC Sports” ka treguar se është duke e vlerësuar largimin nga londinezët në janar, transmeton Indeksonline.

“Unë isha afër transferimit në Serie A. Ata i vlerësojnë lojtarët me eksperiencë por transferimi nuk ndodhi”

“Për të ardhmen ne do ta shohim se çka do të ndodhë. Unë do të vendos në bazë të mundësive që kam”

“Unë nuk përjashtoj asgjë por për momentin nuk e mendoj rikthimin në Ligën e Francës”

“Unë dua të luaj në Evropë edhe për dy apo tre vite tjera pastaoj ndoshta shkoj në ShBA”, u shprehë Giroud./Indeksonline/