75 Mall Live Search
17:10 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / OSH

Giroud refuzon Chelsean dhe West Hamin, afër marrëveshjes me gjigantin e Series A

Sulmuesi francez, Olivier Giroud nuk pritet të vazhdoj karrierën në Premier Ligë.

Mediumi italian “Gazzeta” raporton që francezi dëshiron të provoj diçka të re, transmeton Indeksonline.

Ai ka refuzuar oferën e Chelseas dhe West Hamit. Siç raportohet skuadra e Milan është favorite për të transferuar francezin.

Klubi “kuq e zi” po i ofron 4 milionë euro pagë në sezon Giroudit.

Mbetet të shihet se çka do të vendos sulmuesi francez./Indeksonline/