11:54 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Giroud shënjestron rekordin e radhës

Olivier Giroud ka thënë se është një nder për të, që të përputhet me rekordin e vendosur më parë nga Zinedine Zidane për Francën, ndërsa tani ka David Trezeguet për t’u arritur.

Sulmuesi i Chelsea shënoi golin e tij të 31-të për ekipin kombëtar, në një fitore 2-0 të miqësores ndaj Irlandës, në maj, ndërsa tashmë po përgatitet për ngritjen e Kupës së Botës, që të përputhet sërish me legjendarin Nr.10, në këtë proces.

Zidane i ka shënuar golat e tij në 108 ndeshje, ndërsa sulmuesit i kanë mjaftuar 73 lojëra për të lëvizur në vendin e katërt, në listën e shënuesve më të mirë të kombëtares së tij.

Sulmuesi 31-vjeçar i ka hedhur sytë nga arritja e Trezeguet, i cili ka 3 gola më tepër.

“Kam barazuar Zidane dhe kjo është diçka, që askush nuk mund ta heqë nga unë, – tha Giroud. – Trezeguet ka tre gola më shumë dhe dua ta kap atë, të shënoj sa më shumë që mundem. Në një nivel personal, është një objektiv, një ambicie”.

Vetëm Michel Platini (41) dhe Thierry Henry (51), përveç Trezeguet, mund të pretendojnë se kanë shënuar më shumë herë për skuadrën kombëtare franceze, por Giroud nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë me Francën.