23:11 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Giroud shpallet golashënuesi më i mirë i Europa League

Chelsea arriti të fitoj titullin e dytë të Eruopa League në histori pasi mposhti Arsenalin me rezultat 4-1.

Në këtë fitore ndihmoi edhe Olivier Giroud, i cili shënoi golin e parë në ndeshje, shkruan Indeksonline.

Ky gol njëherit ishte i 11-ti këtë sezon në Europa League për sulmuesin francez të Chelseas.

Me këtë gol Giroud është sulmuesi me më shumë realizime në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër. /IndeksOnline/