Giroud shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Anglisë

Franca ka arritur të kualifikohet në gjysëmfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1.
Pas përfundimit të ndeshjes, Olivier Giroud, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi i Milanit arriti të shënonte golin e dytë për Francën, duke i siguruar fitoren ndaj Anglisë.
Në gjysëmfinale Franca do të përballet me Marokon./IndeksOnline/
