20:33 / E Diele, 11 Shtator 2022 / C E

Gishti i mesit i Sarrit, ja pse u tërbua trajneri i Lazios

Lazio fitoi tri pikë në javën e gjashtë të kampionatit, duke mposhtur Veronën me rezultatin 2-0. Golat e Luis Albertos dhe Immobiles i çuan bardhekaltrit -3 nga kreu.

Përveçse për suksesin e kryeqytetasve, por flitet shumë për atë që ndodhi me Maurizio Sarri në pjesën e dytë.

Në fakt, në minutën e 73-të, Sarri u fiksua nga kamerat duke treguar gishtin e mesit. Arsyeja? Ish-trajneri i Chelsea-t, Napolit dhe Juventus-it u tërbua pas një sherri me stolin e Veronës.

Sipas asaj që raportohet nga DAZN, i drejtohet drejtuesin e skuadrës së Veronës, Alessandro Mazzola. Ky i fundit kishte protestuar për përplasjen mes Ilic dhe Luis Albertos. Mësohet se u dhanë disa fjalë më shumë, që e nxehën keq trajnerin e Lazios, i cili doli nga vetja duke treguar gishtin e mesit.