75 Mall Live Search
09:57 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

“Giveaway” me Nora Istrefin, mbi 100 dhurata për ditëlindjen e saj

Nora Istrefi ka festuar dje ditëlindjen e 35-të. Këngëtarja e famshme kosovare ka pranuar shumë urime për ditëlindjen e saj. Por, duket se për ditëlindjen e Norës këtë herë do të gëzohen edhe fansat e saj.

Një “Giveaway” me shumë shpërblime po afron dhe Nora është protagonistja e kësaj ngjarjeje.

Premia kryesore e shpërblimeve është një veturë “Peugeot” 208 me zero kilometra.

Kjo nuk është e vetmja ngase në “Giveway” do të ofrohen edhe shumë shpërblime të mirëseardhura si dy iPhone 12, fluturim panoramik për çift, para (te thata) kesh dhe shumë udhëtimë të tjera luksoze.

Fituesit do të shpallen, më 12 prill në orën 18:00 në Instagramin e Norës./Indeksonline/