Gjahu special në kërkim provash për ndërhyrje në drejtësi, ja çfarë interpretimi jep avokati për bastisjet e fundit

Kohët e fundit ka pasur një aktivizim të hetuesve të Dhomave të Specializuara. Janë realizuar më shumë se 5 bastisje.
Kryesisht shënjestër ishin ish- këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili prej disa kohësh ndodhet në paraburgim në Hagë.
5 bastisje për tri ditë. Gjykata Speciale u dha leje zyrtarëve të ZPS-së që këtë javë të kërkonin prova të mundshme nëpër shtëpitë dhe banesat e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në disa raste aksionet e fundit po i konsideron kundërkushtetuese e jologjike avokati Artan Qerkini, i cili paralajmëroi se mund të ndërmarrin hapa ligjorë për t’i kundërshtuar këtë që ai e quajti “fushatë të bastisjes”.
Qerkini në një intervistë dhënë Indeksonline, është habitur ku në disa dokumentet e Gjykatës Speciale ka parë se personat që po bastisen nuk e kanë edhe në të njëjtën kohë statusin e personit të dyshimtë. /Indeksonline/
Më poshtë e keni intervistën e plotë të avokatit të personaliteteve, të cilët u bastisën nga Specialja.