Gjakovë/ Djali kërcënon babain me mjet të mprehtë

Mbrëmë në Gjakovë rreth orës 21:40 është arrestuar një person.
Ai me mjet të mprehtë ka kërcënuar babain e tij.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se nuk raportohet për të lënduar.
Kurse i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/