Gjakova dhe Kuka të gatshme për ti sjell Kosovës medalje nga ”Grand Slam Baku”

Kosova nga nesër do të përfaqësohet me dy xhudiste në ”Grand Slam Baku” që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.
Fituesja e medaljes së artë në lojërat olimpike, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku, ku pritet edhe ti sjellin medalje nga Azerbejzhan, shkruan IndeksOnline.
Nora Gjakova do të përballet nesër, ndërkaq Loriana Kuka do ta fillojë garën të dielën, ndërsa si trajnere e tyre do të jetë Majlinda Kelmendi.
5 kontinente, 61 shtete dhe 366 garues do të garojnë në Baku./IndeksOnline/