Gjakova e Cena eliminohen nga Grand Slami i Antalias

Dy xhudistët kosovarë, Akil Gjakova e Dardan Cena, janë eliminuar nga Grand Slami ixhudos që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Gjakova u eliminua në raundin e dytë nga xhudisti ukrainas, Vladyslav Kazimirov, ku u mposht me IPPON, shkruan IndeksOnline.
Ai në raundin e parë fioti ndaj meksikanit Gilberto Cardoso me waza-ari.
Në anën tjetër, xhudisti Dardan Cena u eliminua qysh në raundin e parë, ku u mposht me IPPON nga holandezi, Koen Heg.
Gjakova dhe Cena u paraqitën në kategorinë deri në 73 kilogramë./IndeksOnline/