08:30 / E Martë, 14 Qershor 2022 / A. M.

Gjakova, Gjilani e Vitia mbajnë aktivitete kulturore për nder të Ditës së Çlirimit

Komuna e Gjakovës, ajo e Gjilanit dhe e Vitisë, dot do të zhvillojnë disa aktivitete kulturore për nder të Ditës së Çlirimit.

Në Gjakovë nga ora 10, do të bëhen homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, nga ora 12 do të bëhet dhurim vullnetar i gjakut, pastaj në orën 18 do të ketë ekspozitë personale nga autori Agron Mulliqi, në Galerinë e Arteve, Pallati i Kulturës “Arsim Vokshi”.

Në orën 18:30, do të zhvillohet punëtoria me fëmijë 5-11 vjeç “Teknologjia dhe loja”. në 20 e 30 do të shfaqet filmi “Zgjoi” e në orën 22 do të ketë performancë muzikore Ashikët & Friends, në parkun Kulturor “Ali Podrimja”.

Në Gjilan në orën 09:00 deri në 10:00 do të shënohet aktiviteti “Vrapimi i lirisë”.

Në 11, do të zhvillohen garat komunale të notit.

Për nder të çlirimit të Gjilanit, në orën 15, do të zhvillohet program i shkurtër i bibliotekës, ballë për ballë me poetin.

Në orën 20, do të shfaqet monodrama “Cili je… cili je…”, i Bedri Selmanit, në teatrin e qytetit.

Ndërkaq në Vitit, në orën 9 e 30 do të mbahet një seancë solemne. Në 10 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Në orën 10 e 30, do të ketë aktivitet shtegtim me biçikleta.

Ndërsa me fillim nga ora 19, do të mbahet koncert festiv në sheshin e qytetit.