75 Mall Live Search
18:42 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nora fiton medaljen e argjendtë, por me shije ari

Nora Gjakova për pak nuk ia doli të fitojë medaljen e artë, të dytën për Kosovën në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Kampionia jonë u mund në finale nga rusja, Daria Mezhetskaia, në finalen e kategorisë -57 kg.

Pas të bronztës së fituar në Lojërat Evropiane Baku 2015, medalja e argjentë është arritje e madhe për kampionen e Evropës 2018 dhe njëherit sportisten më të mirë të Kosovës për vitin e kaluar.