Gjakova, kujton të rënët në demonstratat e vitit 1990

Gjakova sot kujton dëshmorët Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha, të cilët para 30 vjetësh u vranë në demonstratat e dimrit të vitit 1990 në afërsi të parkut që tashmë quhet “Parku i Lirisë”, në lagjen “Gecë”.
Kërleshi dhe Hoxha u rreshtuan midis dallëndysheve të para të lirisë së Kosovës të cilët me guximin dhe trimërinë e tyre iu kundërvunë haptas shtypjes dhe hegjemonizmit sllav.
Në nderim të veprës së dy dëshmorëve sot prej orës 10:30 do të bëhen homazhe në varrezat e Gjakovës, ndërsa prej orës 12:00 bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore pranë vendit të rënies.