15:28 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjakova mbulohet me tym të zi, nga djegia e materialeve plastike

Në hyrje të Gjakovës, qytetarë të papërgjegjshëm kanë djegur barishte, me ç’rast po ndotin edhe ambientin.

Zjarri më pas është shpërndarë edhe në një biznes privat ku janë djegur materiale plastike dhe gome.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipi i zjarrfikësve, ku po e bëjnë punën e tyre në shuarjen e zjarrit.

Indeksonline ka siguruar një video, ku shihen edhe një numër i madh i qytetarëve të cilët janë të shqetësuar me atë që po ndodhë.