Gjakova në balotazh, cilin Ardian do ta përkrahë Shehu i LDK-së?

Të dielën më 12 tetor qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e Komunës.
Në qytetin e Gjakovës garuan, Ardian Gjini nga AAK-ja, Ardian Gola nga LVV-ja, Shefqet Shehu nga LDK-ja dhe Ervin Shabani nga PDK-ja.
Në bazë të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, qytetarët e Gjakovës do ti drejtohen qendrës së votimit përsëri me 9 nëntor.
Në garën e balotazhit janë Ardian Gjini dhe Ardian Gola. Në vendin e tretë rënditet Shefqet Shehu.

Por cilin Ardian do ta përkrah Shehu në garën e 9 nëntorit?
Indeksonline ka kontaktuar Shehun për të marrë një qëndrim lidhur me garën e balotazhit.
Për Indeksonline, Shehu thotë se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.
‘’Këto ditë do ta mbajmë një mbledhje të kryesisë së degë së LDK-së, do ti nxerrim përfundimet lidhur me rezultatin zgjedhor dhe do të vendosim për veprimet e mëtejshme’’ thotë Shehu për Indeksonline.
Pos garës për kryetarin në Gjakovë befasues është rezultati edhe për asamblenë komunale.

Sipas rezultatit prinë AAK-ja me 32,30%, VV-ja me 18,73%, PDK-ja me 15,50%, dhe LDK-ja me 12,52%./Indeksonline/