75 Mall Live Search
11:39 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / H F

Gjakova ngrihet në këmbë për Xhavit Halitin

Kandidati për deputet i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, është mirëpritur mbrëmë nga simpatizantët e PDK-së në Gjakovë.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Haliti shihet i rrethuar nga simpatizantët e PDK-së.

“Bashkë në Gjakovë. I rrethuar me plot dashni nga miq e shokë, aktivistë të PDK-së”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në Facebook.

Xhavit Haliti e mban numrin 14 në listën e PDK-së.