09:36 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjakova, Rahoveci dhe disa fshatra të Prizrenit, sot, 6 orë pa ujë

KRU “Gjakova”, ka bërë të ditur se Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni të enjten do të mbesin 6 orë pa ujë të pijshëm

Sipas një njoftimi, ndërprerja do të bëhet për shkak të lidhjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.

“Mungesa e reshjeve të shiut dhe thatësira e madhe në vend, ka bërë që burimet e ujit të pakësohen në mënyrë drastike”, thuhet në një komunikatë të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”.