75 Mall Live Search
21:50 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjakova, tash e tri orë pa energji elektrike

Qyteti i Gjakovës me fshatrat përreth tash e tri orë janë pa energji elektrike, shkruan Indeksonline.

Qytetarët kanë raportuar në IndeksOnline që reduktime të mëdha ka pasur pikërisht për festat e fundvitit.

Gjatë ditës ka pasur ankesa për energji elektrike edhe në qytete si Prishtina,Lipjani, Shtimja, Klina Ferizaj dhe Fushë Kosova.

Ndryshe, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se KEDS është duke punuar për t’i rregulluar, sipas tij, këto probleme të vogëla./IndeksOnline/