75 Mall Live Search
15:19 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Gjakovarët dalin masivisht në zgjedhje

Një numër i madh i qytetarëve është parë sot para shkollës fillore “Mustafa Bakija” në komunën e Gjakovës, shkruan IndeksOnline.

Sipas një fotografie shumë qytetarë janë duke pritur para kësaj shkolle për të votuar në zgjedhjet e parakoshme që po mbahen sot.

Ndonëse mot me borë dhe i ftohtë, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19.8% (margjina e gabimit 0.52%)./IndeksOnline/