75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

Gjakovarëve iu kushtoi ahengu familjar, hajnat thyen 3 shtëpi u vjedhën ari e para të gatshme!

Tri familjeve në Gjakovë, një aheng familjarë u ka kushtuar shumë, kjo pasi dyshohet se disa persona hynë në shtëpitë e tyre dhe vodhën stoli ari e para të gatshme, derisa këta të fundit ishin duke festuar bashkërisht.

Cak për vjedhje ka qenë edhe shtëpia e personit që organizoi këtë aheng.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se rastet janë nën hetime, shkruan IndeksOnline.

Raporti i plotë i policisë lidhur me këto raste.

Gjakovë, 27.07.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në ahengun e tij , persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti nën hetime.

·          Gjakovë, 27.07.2021 – 23:00 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në një aheng familjar,  persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti nën hetime.

·         Gjakovë, 27.07.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në një aheng familjar, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti nën hetime.