75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Gjakovari bëhet hor pas problemeve me gruan, i shkon te puna dhe e kërcënon t’i kthehet në shtëpi

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.

Një person në Gjakovë është arrestuar pasi që i njëjti ka shqetësuar bashkëshorten e tij, në vendin e punës, transmeton IndeksOnline.

“Gjakovë 29.10.2020-12:30. Është arrestuari i dyshuari mashkull Kos.pasi që i njëjti  ka shqetësuar viktimën femër Kos.-bashkëshorten e tij (në vendin e punës), duke i  bërë presion që të kthehej në shtëpi për të vazhduar jetën me të, se përndryshe do të ketë pasoja. Viktima është ndjerë e frikësuar dhe ka kërkuar përsëri urdhër mbrojte. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/