07:37 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjakovari djalë me fat, e bën të dashurohet vajzën më tërheqëse të estradës

Oriola Marashi lirshëm mund të quhet “Bisha e estradës shqiptare”. Moedelja po arrin që sukseset e saj t’i mbërthejë edhe me brende të huaja, teksa çdo dit e më tepër dëshmon se është e përkryer në gjithë dukjen e saj.

Së fundi Oriola realizoi disa fotografi dhe video për brenda të veshjeve të brendshme, si edhe të disa fustaneve.

Pa dyshim se në të gjitha duket për mrekulli. Por Oriola vëmendje të madhe po i kushton edhe gjakovarit, Eros Grezda, me të cilin tash e sa kohë po shijojnë lidhjen e dashurisë, transmeton Indeksonline.

Edhe pse një kohë e mbajtën të fshehur, tashmë dyshja nuk po e bën një gjë të tillë.

Së fundi të dy përmes postimeve të ndryshme ata kanë treguar se ndjehen krenarë me punën e njëri-tjetrit.

Madje Oriola u ndje krenare kur Erosi shënoi gol mbrëmjen e kaluar./Indeksonline/