Gjakovari e rrah rëndë gruan, ajo dërgohet në psikiatri për rehabilitim!

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast të dhunës në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës, një person dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila pastaj është dërguar në Repartin e Psikiatrisë për rehabilitim, transmeton IndeksOnline.
Gjakovë 03.02.2021-22:20. Është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ai e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktima femër kosovare, e cila është dërguar në Repartin e Psikiatrisë për rehabilitim. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/