Gjakovari i dehur, pengoi policët dhe i ofendoi me fjalë të ndryshme
Dje në rrugën ‘Tirana’ në Gjakovë një person ka penguar policët në detyrë zyrtare, përderisa këta të fundit ishin duke shqiptuar një gjobë trafiku.
I dyshuari që më vonë ka rezultuar se kishte qenë në ndikim të alkoolit ka ofenduar me fjalë të ndryshme zyrtarët policorë.
“Rr. ‘Tirana’ 25.12.2019-16:10. është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që derisa zyrtarët policorë kanë qenë duke ia shqiptuar gjobën një kundërvajtësi, një veturë ishte ndalur paralel me ta dhe i dyshuari i lartcekur kishte dalë nga vetura, kishte filluar t’i pengonte zyrtarët policorë për të shqiptuar gjobën kundërvajtësit. I dyshuari kishte ofenduar me fjalë të ndryshme zyrtarët policorë. Pasi i dyshuari është dërguar në stacionin policor ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalet në mbajtje 48 orë”, thuhet në raport./Indeksonline/