Gjakovari i kërkoi para motrës për të blerë narkotik, ajo e raporton në Polici

Mëngjesi i të dielës për një familje nga Gjakova nuk ishte i mbarë. Kjo pasi që motra ka raportuar në polici se vëllai i saj i kishte kërkuar para për të blerë narkotik, pasi që siç ka raportuar ajo në polici, ai dyshohet të jetë konsumues, transmeton IndeksOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.