09:22 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / MSH

Gjakovari raporton se i kanë sulmuar seksualisht vajzën e mitur

Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht në Gjakovë.

Rastin në polici e ka lajmëruar babai i të miturës.

Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur, është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.