11:18 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjakovari rrah babanë, dërgohet në psikiatri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka rrahur babanë e tij.

Më pas, policia për shkak të disa problemeve mendore, e ka dërguar të dyshuarin në Spitalin e Gjakovës, transmeton Indeksonline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar babain e tij i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut ai nuk është në gjendje të intervistohet”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje. /Indeksonline/