09:41 / E Martë, 27 Korrik 2021 / OSH

Gjakovari rrahu gruan, dyshohet se mori fëmijët dhe iku jashtë Kosovës

Gjatë ditës së djeshme në policinë e Kosovës është raportuar për dhunë në Gjakovë.

Një femër ka njoftuar se është rrahur fizikisht nga burri i saj, shkruan IndeksOnline.

Tutje dyshohet se i dyshuari ka marrë dy fëmijët e tij dhe ka dalë jashtë shtetit.

Gjakovë, 25.07.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari i ka marrë dy fëmijët e tyre dhe dyshohet se ka dalë jashtë shtetit. Prokuroi ka urdhëruar që nëse i dyshuari haset të arrestohet. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/