Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe tre fëmijëve

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë është arrestuar një burrë pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve.
I dyshuari nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore – psikike, kurse me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/