75 Mall Live Search
16:17 / E Martë, 20 Janar 2026 / MSH1

Gjakovë: 19-vjeçari shpallet në kërkim, për vrasje në tentativë

Hetuesit policorë, në kuadër të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Gjakovë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit, gjatë fazës së hetimeve të cilat po zhvillohen lidhur me rastin e raportuar të veprës penale “Vrasje në tentativë”, ka bërë publike fotografinë e personit të dyshuar për këtë vepër.

Sipas policisë, i dyshuari Isen Kurti, 19-vjeçar, përkundër thirrjes policore dhe kërkimit në disa lokacione, nuk i është përgjigjur thirrjes dhe gjendet në arrati.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: info@kosovopolice.com.