75 Mall Live Search
08:35 / E Shtunë, 28 Maj 2022 / OSH

Gjakovë: Arrestohen tre nxënës të shkollës, sigurimi iu gjen thika!

Tre nxënës të një shkolle në komunën e Gjakovës janë arrestuar dje pasi nga sigurimi i janë gjetur tri thika.

Sipas Policisë së Kosovës dy prej tyre janë të mitur.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë 27.05.2022 – 10:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (dy të mitur) nxënës të shkollës, pasi që gjatë kontrollit të tyre nga sigurimi i shkollës, u janë gjetur dhe konfiskuar tri thika. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/