Gjakovë/ Arrestohet babai që ushtroi dhunën psikike ndaj vajzës së tij

Mbrëmë, rreth orës 20:00, është arrestuar një person në qytetin e Gjakovës.
Kjo pasi që ai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij, transmeton Indeksonline.
Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në shtëpinë e sigurt ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/