75 Mall Live Search
09:23 / E Diele, 28 Mars 2021 / OSH

Gjakovë, arrestohet një person pasi ia kërkoi ish të dashurës 10 mijë euro dëmshpërblim

Policia e Kosovës në mëngjesin e së premtes, rreth orës 09:30, ka arrestuar një person në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari i kishte kërkuar 10 mijë euro dëmshpërblim, transmeton Indeksonline.

“Gjakovë 27.03.2021 – 09:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi qe i njëjti nga viktima kishte kërkuar 10,000 (dhjetë mijë) € si dëmshpërblim nga ish e dashura e tij dhe se gjatë asaj kohe i ka thyer derën e oborrit.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/