09:44 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gjakovë, ndërpritet trafiku i automjeteve në këtë rrugë, deri në fund të marsit

Me kërkesë të operatorit të kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, për rregullimin e rrugëve me kubëza në zonën e qytetit të vjetër, do të ndërpritet përkohësisht trafiku i automjeteve nga rruga “Vëllezërit Frashëri’’ (Loma e drithit) deri te Kulla e Sahatit.

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve fillon nga 10 shkurti 2020 deri në fund të muajit mars 2020.

Rruga, do të mbyllet përkohësisht deri në shtrimin e shtresës së betonuar.