Gjakovë: Gjyshja dhe mbesa rrahen mes vete

Një rast i rrallë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.
Dy gra, gjyshe dhe mbesë, janë përfshirë në një rrahje mes vete.
Sipas policisë, të dyshuarat madje kanë kërkuar edhe trajtim mjekësor.
“Të dyshuarat pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.