09:51 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Gjakovë/ Gruaja e gjen burrin të vdekur, afër tij ishte edhe një armë

Një grua nga Gjakova e ka gjetur burrin e saj të vdekur. Afër trupit të viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.

“Gjakovë, 23.06.2021-13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga bashkëshortja e tij femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante dhe  ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur  dhe sekuestruar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.