Gjakovë: Hajnat i dëmtojnë KEDS-it 24 klima – ua vjedhin kabllot

Dje në një objekt të KEDS-it në Gjakovë disa persona kanë dëmtuar 24 klima dhe ua kanë vjedhur kabllot, shkruan IndeksOnline.
Përveç kësaj, raportohet se ata kanë vjedhur edhe kabllo tjera në vlerë më të madhe monetare.
“Gjakovë 21.12.2021 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një objekt të KEDS-it persona të panjohur kanë dëmtuar 24 klima duke ja u vjedhur kabllot, po ashtu kanë vjedhur edhe kabllo të tjera me vlerë të madhe. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./IndeksOnline/