Gjakovë, kryen marrëdhënie me të miturën në këmbim të mjeteve materiale, arrestohet i dyshuari

Një mashkull shtetas kosovar nga Gjakova ka kryer marrëdhënie intime me një të mitur femër shtetase e Shqipërisë.
E mitura pas intervistimit ka pranuar se ka kryer marrëdhënie në këmbim të mjeteve materiale.
“Viktima femër, shtetase e Shqipërisë, e mitur gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të dyshuarin mashkull kosovar në këmbim të mjeteve materiale. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/