22:54 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjakovë, mbillen fidanë me emrat e dëshmorëve, martirëve dhe të pagjeturve

Ditën Ndërkombëtare të Tokës, datë 22 Prill, Gjakova do t’ua dedikojë të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në nderim të dëshmorëve, martirëve dhe personave të pagjetur nga Komuna e Gjakovës, nesër në varrezat e martirëve në Çabrat do të bëhet mbjellja e fidanëve.Secili prej këtyre fidanëve do të mbart emrin përkatës, thuhet në njoftimin e Grupit të Gjakovarëve.

Mbjellja e fidanëve do të zhvillohen në të gjitha rajonet e komunës së Gjakovës në data të caktuara deri më 5 qershor 2019.