Gjakovë: Një burrë i dehur rrah gruan e tij

Një grua ka qenë viktimë e dhunës në familje.
Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë, raporton Indeksonline.
Sipas dëshmisë që viktima dha në stacion policor, bashkëshorti i viktimës, në gjendje të dehur, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
I njëjti madje edhe e ka kanosur me fjalë të ndryshme viktimën.
“E njëjta kishte refuzuar urdhër mbrojtës dhe ishte kthyer te fëmijët” thuhet në raportin policor.
I dyshuari nuk është arrestuar akoma, ndërkaq rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./Indeksonline/