75 Mall Live Search
09:18 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / OSH

Gjakovë: Një burrë qëllon me armë zjarri një tjetër, plagoset edhe një kalimtar rasti

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë plagosur dy persona me një armë zjarri në Gjakovë, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit 24 orësh, një person pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri viktimën mashkull, ku është plagosur edhe një kalimtar rasti.

I dyshuari është në arrati ndërsa rasti është në hetime.

“Gjakovë, 10.08.2021-19:37. Është raportuar se pas  një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar , ku gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar rasti viktimë mashkull kosovar. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK ndërsa viktima tjetër pasi trajtimit mjekësor është liruar. I dyshuari gjendet në arrati dhe në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/