09:11 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Gjakovë, një femër raporton në polici: Burri im ushtron dhunë fizike dhe seksuale ndaj meje

Një femër ka njoftuar Policinë e Kosovës se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj saj, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Gjakovë 21.11.2020 – 05:00. Viktima femër  kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull (bashkëshorti i saj) ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë seksuale ndaj saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/